Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve
zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001. Balfin
Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe
industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe
Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Grupi BALFIN është një
nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar
në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe
Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada
dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, përfshirë bankat,
zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë,
menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me rreth 5,500 profesionistë të punësuar, BALFIN Group vazhdon të rritet në
mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti
financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet
përmes Mane Foundation.
Pozicioni: Inxhinier
Gjeodet
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Green Coast, Palasë
Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Gjeodet i Lartë drejton operacionet e matjeve gjeodezike në
terren dhe në zyrë, duke siguruar mbledhjen, përpunimin dhe dorëzimin e saktë
të të dhënave hapësinore për projekte ndërtimi, kadastrale dhe inxhinierike. Ky
rol kombinon punën praktike në terren me mbikëqyrjen teknike të ekipeve të
matjes, kontrollin e cilësisë dhe koordinimin me departamentet e inxhinierisë,
GIS-it dhe projektimit.
Requirements
Planifikon dhe realizon matjet topografike dhe
piketimin në terren, në përputhje me projektin.
Operon dhe kryen kalibrimin e pajisjeve GNSS/RTK dhe
stacioneve totale.
Përpunon dhe kontrollon dokumentacionin e projektit
përpara fillimit të punimeve, si dhe llogarit volumet paraprake të
gërmimit dhe mbushjes.
Përgatit dokumentacionin teknik, duke përfshirë
hartat topografike, librezat e masave për punimet e gërmimit dhe mbushjes,
situacionet mujore dhe prerjet tërthore.
Siguron përputhshmërinë e matjeve dhe
dokumentacionit me standardet kombëtare gjeodezike dhe sistemet përkatëse
të referencës koordinative.
Mbikëqyr punën e gjeodetëve të rinj në terren dhe
planifikon aktivitetet e tyre javore.
Koordinohet me arkitektët, inxhinierët dhe
menaxherët e projekteve për identifikimin dhe sqarimin e paqartësive apo
mospërputhjeve të mundshme në projekt.
Kujdeset për mirëmbajtjen dhe ruajtjen në gjendje të mirë funksionale
të pajisjeve topografike.
Përgatit raporte teknike, vizatimet As-Built (sipas gjendjes faktike
të realizuar) dhe dokumentacionin tekniko-ligjor përkatës.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare,
dega Gjeodezi/ Gjeomatikë.
Kërkesat e pozicionit:
Të ketë minimumi 5 vite përvojë punë në fushën e
matjeve gjeodezike, duke përfshirë përvojë në drejtimin dhe koordinimin e
ekipeve në terren.
Aftësi të mira praktike në përdorimin e pajisjeve
GNSS/RTK dhe stacioneve totale.
Njohuri të avancuara në përdorimin e AutoCAD Civil
3D dhe njohuri të mira në sistemet GIS.
Njohuri të mira mbi sistemet kombëtare të
koordinatave dhe datumet gjeodezike.
Aftësi të zhvilluara analitike, në zgjidhjen e
problemeve dhe në komunikimin dhe bashkëpunimin me ekipet e projektit.
Njohuritë dhe aftësitë në programimin dhe
automatizimin e proceseve të punës përmes Python dhe AutoLISP përbëjnë
avantazh.
Aftësi vendimmarrëse, iniciativë dhe orientim drejt
zgjidhjes së problemeve.
Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese, si dhe
aftësi për të punuar në ekip.
Benefits
Paketë tërheqëse përfitimesh,
duke përfshirë pagë konkurruese dhe të drejtë, bazuar në meritë dhe vlerësimin
e performancës.
Mundësi të shkëlqyera për
zhvillimin profesional dhe rritjen në karrierë pranë BALFIN Construction dhe
BALFIN Group.
Ditë shtesë pushimi.
Shpërblime dhe vlerësime për performancën.